Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Do të dënohen me burg të përjetshëm vetëm se e dëgjuan GOLD AG-në?

Shkruan: Milaim Mustafa
Kaluan dy vite nga rasti që e tronditi Maqedoninë, u vranë pesë të rinj të nacionalitetit maqedonas në liqenin e Smilkovit, kurse sa hap e mbyll sytë, policia i arrestoi të dyshuarit, i shpalli fajtorë i gjeti “provat” dhe filluan burgosjet.
Arrestime, burgosje, promovime dukej sikur në ndonjë film hollivudian, ku si viktima ishin shtëpitë e shqiptarëve dhe si fajtorë kryesorë u shpallen shtatë shqiptarë, u bastisën me dhjetra shtëpi, ndër të cilat edhe shtëpi të ish-ushtarëve të UÇK-së me çka nga forcat speciale maqedonase u përdhosën fotografi dhe flamuj kombëtar.
Pas çdo rasteve të tilla që kanë karakter ndëretnik pasojnë protestat – pakënaqësi nga të dyja palët. Maqedonasit në protestë, shqiptarët më pas, përsëri arrestime, trazira dhe më pas qetësohet situata, këto ngjare tani më janë të njohura për të gjithë banorët e FYROM-it.
Aksioni mbaroi, politikanët u krenuan, pozita dhe opozita shqiptare ishte njëzëri si çdo her, policia ishte në qiellin e shtatë, ata e zbuluan rastin më shpejt se FBI dhe nxori të gjitha faktet në publik. Sipas tyre, të dyshuarit ishin ekstrmistë fetarë të cilët patën për qëllim destabilizimin e shtetit, ky version u përcoll me “amin” nga të gjithë “shqiptarët” që ishin të punësuar në këto institucione. Aminit iu bashkangjit edhe pozita-opozita shqiptare, me çka u qetësua situata dhe u fitua një bindje tek shqiptarët se me të vërtetë policia ka fakte dhe prova të forta për këto akuza.
Akuzat përfundimtare të prokurorisë patëm fatin t’i dëgjojmë sot dhe çka ndëgjuam?
Ja një citat orgjinal nga prokurorja “Me provat materiale dhe verbale mund të konstatohet autorësia e krimit të pesëfishtë. Gordana Geshkovska ndër të tjera u shpreh se nuk është zgjedhur rastësisht e “Enjtja e madhe”, ditë kjo e rëndësishme për besimtarët e fesë ortodokse, por edhe grupi i të rinjve maqedonas. Mesazhi i autorëve ka qenë i qartë. Do t’ua zhdukim fenë, kombin dhe të ardhmen. Prapavija e gjithë kësaj vrasjeje, sipas Geshkovskës, ka qenë krijimi i ndjenjës së pasigurisë tek qytetarët”.
Unë nuk jam një jurist për ta komentuar në mënyrë më detale këtë citat nga prokurorja publike Gorda Geshovska, po vetëm e di se në momentet e fundit për paraqitjen e akuzave në një gjyq duhet të përdoren fakte dhe prova që do ta bindin gjyqin për të vendosur e në këto fjali të fundit edhe një fëmijë që sapo është mësuar të lexojë do ta kuptojë se nuk ka asnjë fakt apo provë. Përveç kësaj prokuroja ka publikuar si prove të vleshme një këngë RAP që është gjetur në kompjuterët e të dyshuarve (kënga “Për ty o Gostivar” – Gold AG) e cila këngë ka përmbajtje që i ka frymzuar të dyshuarit për ta kryer këtë vrasje.
Është çudi se si munden disa ekstremistë fetarë, të cilët kryejnë aksione të tilla në emër të fesë të dëgjojnë rap muzikë apo sikur kënga në fjalë që është përplot e mbushur me sharje dhe me muzikë që nuk është fort e preferuar të dëgjohet nga “ekstremistët fetarë”.
Përveç mungesës së fakteve dhe provave bindëse të prokurores publike akuzat e saj të ngjajnë me analizat e një shoumeni maqedonas (MilenkoShou) i cili në emisione “serioze” sipaj tij, jep konkluzione dhe përfundime për konspiracione të ndryshme, se a ka prekur këmba e njeriut në hënë, se a janë maqedonasët njerëzit e parë në tokë, a është në të vërtetë toka e rrumbullakët etj. Por fatmirsisht këto janë vetëm emisione dhe disa i përcjellin për kuriozitet – disa për t’u qeshur, kurse me kësi analiza si duket nuk do ta shohin dritën e diellit kurr disa shqiptarë që janë burgosur.
Me akuza të pabaza, qesharake dhe mesjetare do të mbyllen dyert të shumë familjeve, nuk do të shterret loti i nënave shqiptare, ashtu siç nuk u shterr për 100 vite me rradhë nga dora barbare sllave.
Nëse këta shqiptarë do të marrin dënim maksimal (burg të përjetshëm) vetëm se e kanë dëgjuar GOLD AG-në, për ç’gjë jam i sigurt, atëherë çfarë do të ndodhë me ne?
- See more at: http://albtime.com/index.php/opinion/20285/do-te-denohen-me-burg-te-perjetshem-vetem-se-e-degjuan-gold-ag-ne#sthash.bXAOXQn8.dpuf