Binjaket lindin të mbajtura dorë për dore (Foto+Video)

Sara Tistletvejt nga Orvilla (Ohajo, SHBA) i ka sjellë në jetë binjaket, Xheni dhe Xhilian. 
Megjithatë, ajo që tregimin e tyre e bën të veçantë, aq të veçantë saqë ndodh një rast në 10.000 shtatëzani, është fakti se bëhet fjalë për binjake monoamnioke.video

Xheni dhe Xhilian gjatë shtatzënisë e ndanin të njëjtën hapësirë në mitrën e nënës. Raste të tilla shihen shumë rrallë, derisa situata për bebet është e rrezikshme, sepse ekzistojnë një numër i madh i komplikimeve që mund të rrezikojnë jetën e tyre.
Për këtë shkak gjatë tërë shtatzënisë, nënë Sara është dashur të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Për të mirë të nënës Sara, në fund gjithçka doli të jetë mirë dhe bebet të vijnë në botë. Ajo që ka qenë edhe më interesante ishte fakti se bebet në botë erdhën duke u mbajtur dorë për dore dhe kjo i ka entuziazmuar të gjithë që kanë marrë pjesë në lindje.