Arrestohet mafia pornografike. Incizonin njerëzit dhe i shantazhonin

Gjithsej 58 persona janë arrestuar në një hetimin të një rrjeti mbarëbotëror të " Sex-grabitjeve" (sextorsion), pasi ata shantazhonin përdoruesit e internetit, me foto dhe video pornografike. 

 Ata u arrestuan në Hong Kong, Indonezi, Singapor, Filipine , Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani të Madhe.

Viktimat tërhiqeshin përmes rrjeteve sociale që të bënin seks virtual nëpërmjet Webcam. Pastaj regjistronin video dhe foto pa njohurinë e viktimave dhe i shantazhonin ata që të paguajnë mijëra dollarë për t’i tërhequr ato nga interneti. 

Mashtruesit i kërcënonin viktimat se imazhet do të ua dërgonin familjeve dhe miqve të tyre. Sipas hetimeve, në Skoci, një djalë 17-vjeçar vrau veten pas shantazhit.

Policia në Hong Kong ka gjetur 530 viktima.