Zllatan Ibrahimoviç në varrimin e vëllaut - FOTO

Në qytetin suedez Malme dje është falur namazi i xhenazes për vëllain e yllit të futbollit me origjinë boshnjake Zllatan Ibrahimoviç.

Në ceremoninë e përshëndetjes së fundit të vëllait Sapka Ibrahimoviç, kanë marrë pjesë të afërmit e familjes, kurse në varr brenda e kanë lëshuar babai Shefiku dhe vëllai Zllatani, që ka qenë tepër i goditur nga vdekja e hershme e të vëllait.

Vëllai Sapko, ka vdekur pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, kurse ylli i PSG-së është bashkuar me familjen për cerenominë mortore.

Familja Ibrahimoviç janë me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, kurse edhe vet Zllatani asnjëherë nuk i ka mohuar rrënjët e tij.