Zgjidhet misteri i burrit të lidhur si qen nga një grua FOTO+VIDEO

Një burrë duke ecur i lidhur nga një grua afër 40 vjeçe që ja mbante zinxhirit ka arritur që të ngrit vetulla e njerëzve edhe në lagjen Farringdon, me londinezet që kanë bërë fotografi të tij, kanë cicëruar dhe xhiruar çiftin përderisa ai është kapardisur dhe zvarritur në trotuarin e papastër.

E tërë kjo aferë ishte e mbështjell me mister, kryesisht me imagjinatë epshore. A ishte një roli i lojës së BDSM apo ndoshta një marifet PR? Tani gruaja e involvuar në këtë rast ka shpalosur “ecjen” e tyre që aktualisht ishte pjesë e një projekti skenik.

Pasi ka treguar emrin e saj që është Eden Avital Alexander, ajo i ka thënë The Independent që është një aktore teatri për 20 vite dhe është involvuar në këtë projekt për të zgjuar fokusin dhe reagimet e publikut. Një kamerë ishte duke filmuar reagimet e kalimtarëve përderisa ajo ecte me burrin që e kishte lidhur në zinxhir. Ata kanë prerë tre minuta me reagimet më të mira të njerëzve të cilët i kanë xhiruar.

Ajo thotë se shumica e njerëzve që ju kanë ofruar dhe kanë folur me të, kurse njëri prej tyre është llafosur me të rreth të drejtave të njeriut. “Një tjetër me ka kërkuar mua që të bëj një buzëqeshje qeni para kamerës së saj, përderisa ka ecur pas nesh për pesë minuta. Disa njerëz me kanë pyetur nëse ai ishte burri i imë. Ju kam përgjigjur të gjithave brenda karakterit tim”.


Ecja e burrit me zinxhir në fyt ka zgjuar interesimin për barazinë gjinore dhe po ashtu ka shpërthyer debati në jetën tonë publike dhe personale, reflekton aktorja, duke shtuar: Besojë që shumë njerëz kanë ngritur probleme të rëndësishme në përgjigjet e tyre; siç është barazia gjinore, të drejtat e njeriut, të drejtat e kafshëve, ku PR ndalon ashtu si jeta njerëzore personale.

Duke qartësuar disa gjëra interesante si a ka ndaluar ajo për ndonjë kafe apo jo, ajo thotë se gota e saj ishte e mbushur e tëra me ujë të nxehtë që ajo e mbante pa xhaketën e saj kurse çanta e saj ngjyrë vjollce ishte rekuizitë dhe ishte e tillë “sepse një shtëpiake i përshtatej karakterit tim më mirë se sa ndonjë çantë e madhe”.

Ajo thotë se për momentin nuk e ka humbur respektin për regjisorin dhe xhirimet përderisa është krenare që ka marrë pjesë në këtë projekt.



“Besoj që artistët, aktorët veçanërisht, duhet ti japin publikut diçka nga jeta e tyre normale e përditshme dhe t’i bëjnë atyre të mendojnë, në këtë rast ti bëjnë ata të qeshin, por gjatë bërjes së kësaj, gjëra të ndryshme dolën në shesh”.

Ajo thotë se do të mbaj identitetin e aktorëve të tjerë sekret, e po ashtu edhe të projektit, por ka zbuluar se roli i saj ka të bëj me një ueb-faqe që quhet Equity, që është një union tregtar për praktikant profesional dhe praktikant skenik.

Raportimi i medieve për këtë gjë është raportuar çuditshëm, sipas Alexander.



“Në mënyrë të çuditshme pesë fotografi të bërë në atë ditë janë lansuar në media (dikush nga njerëzit ka bërë fotografit tona para se ne të sqarohemi) kurse videot ishin botuar pasi ne kishim kaluar udhëkryqin e rrugës (që ishin vetëm 5 minutat e para të projektit), edhe pse mendoj që njerëzit kanë bërë edhe më shumë foto”, tha ajo.

“Jam krenare që kam qenë pjesë e këtij projekti, edhe nëse ai ka të bëj me dikë që e bën të buzëqesh: ne duhet ta bëjmë këtë më shpesh”, ka shtuar aktorja.video