VIP-at që u bënë të tillë edhe falë videove hard..(+16)

Pamela Anderson & Tomy Lee

Ish-ylli i serisë Baywatch Pamela Anderson dhe burri i saj bateristi i grupit Montley Crue, Tomy Le e patën ndërprerë muajin e tyre të mjaltit pasi morën vesh se në shtëpinë e tyre është vjedhur dhe shpërndarë në internet videoja e tyre duke bërë seks. Kjo kishte ndodhur në vitin 1998 kurse me pas çifti, pas denoncimit të kompanisë që e ka shpërndarë videon kishte fituar 1.7 milionë dollarë por, nuk kishin mundur ta ndalojnë shpërndarjen e mëtejme të videos.


R Kelly

Një video që kishte filluar të qarkullojë në internet në vitin 2002 gjoja tregon se ylli i R&B R Kelly kryen marrëdhënie me një vajzë të mitur e dërgon këngëtarin në gjykatë ku akuzohet për pornografi me fëmijët.

Pas gjashtë vjetësh ai lirohet nga të gjitha akuzat


Paris Hilton & Rick Salomon

Trashëgimtarja e hoteleve Hilton Paris dhe i dashur i saj në atë kohë Rick Salomon e kishin regjistruar veten duke bërë seks në një dhomë të errët në një hotel në Paris kurse më pas kjo video ishte postuar në internet duke shkaktuar skandal në jetën e Paris e cila në atë kohe ishte duke fituar famën.

Më vonë pas kësaj ngjarje ajo vetë e kishte akuzuar të dashurin e saj që e ka shpërndarë videon më qëllim, por se nuk kishte mundur të marrë kurrfarë dëmshpërblimi përkundër tij, të cilit i kishte dhënë shumë përfitime financiare.


Fred Durst

Video duke bërë seks e frontmenit të Rock grupit Limp Bizkit me një grua të panjohur ishte futur në internet nga mjeshtri i Pc-së së këngëtarit i cili e kishte riparuar kompjuterin e tij në vitin 2005.

Ai më vonë e kishte paditur ueb faqen Gawker.com dhe nëntë ueb tjerë duke fituar 70 milionë dollarë nga paditja e këtyre kompanive.


Collin Farrel & Nicole Narain

Aktori i famshëm e kishte paditur ish modelen e Playboy, Nicole Narain për publikimin e videos së tyre 14 minutshe duke bërë seks pa autorizim në vitin 2003. Megjithëse ai e kishte pohuar ekzistencën e kësaj videoje, në vitin 2006 ai e kishte paditur në gjyq ish modelen por se nuk kishte mundur ta ndalojë shpërndarjen e cila tashmë kishte ndodhur.


Kim Kardashian & Ray J
Ylli i \"Keeping Up With Kardashian\", Kim Kardashian famën e saj do ta bënte pas publikimit të seks videos nga vetë Kim dhe rep artisti Ray J.

Videoja ishte publikuar në vitin 2007 kurse Kim gëzon famë falë asaj videoje dhe natyrisht linjave të saj perfekte.