Vetëm 5 dekada më parë në Europë kishte kopshte zoologjike të njerëzve! - FOTO

Deri në pjesën e parë të shekullit XX në Europë kishte kopshte zoologjike të njerëzve, ku shfaqeshin humanët me ngjyrë. 

Ata u sollën nga Afrika për t’u shfaqur para qytetarëve evropian, duke u trajtuar sikur sot që trajtohen kafshët e egra. 

Në fund të viteve 1800, Europa ishte e mbushur me, “kopshte zoologjike të njerëzve”, nëpër qytete si Paris, Hamburg, Barcelonë, Londër, Milano, dhe Varshavë . 

Një ekspozitë e tillë nisi në Gjermani e sjellë nga Carl Hagenbeck, i cili e quajti “shfaqje e njerzëve”, duke i sjellë kryesisht nga ishujt aziatik. Në vitin në 1876, ai gjithashtu dërgoi një bashkepunëtor në Sudan për të sjellë përsëri, "kafshë të egra”, duke arritur sukses me ekspozimin e tyre në qytete si Paris, Londër dhe Berlin.

Shfaqjet e tilla, që për sot janë absurditet, arritën kulmin e tyre në vitin 1889 duke u vizituar nga 28 milionë njerëz. Në Marsejë (1906 dhe 1922) dhe në Paris (1907 dhe 1931), këto shfaqje të njerëzve gjysmë të zhveshur, arritën të mbledhin deri në 34 milion vizitor në vetëm gjashtë muaj ekspozim.