Urinon në pijet e kolegeve, mësuesi kapet 'mat' - VIDEO

Policia kineze ka arrestuar Gao Chao, 54 vjec dhe ka dërguar për analiza urinën e tij.

Disa edukatore në një kopsht fëmijësh në Kinë, pas dyshimeve për erën e çuditshme që kishte çaji që ato konsumonin, kanë vendosur të instalojnë një kamerë dhe kanë zbuluar se kolegu i tyre urinonte mbi termusët e çajit.

Policia ka arrestuar Gao Chao, 54 vjec dhe ka dërguar për analiza urinën e tij, për të verifikuar mos ishte i infektuar nga ndonjë sëmundje. Policia e liroi më pas Gao, i cili kishte dëshmuar në polici se veprimi i tij ishte për shkak se ndjehej i shpërfilluar nga koleget e tij. video