Një histori e denjë për një skenar filmi. Një grua që ishte duke tradhtuar te shoqin, për çudi te fatit kap në shtrat të shoqin me të motrën. Situata sa tragjikomike ka ndodhur në Palermo dhe ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë.
Sigurisht që është një ngjarje e denjë për film. Një grua e cila po tradhtonte të shoqin me kunatin e saj, dmth vëllain e burrit, dukej se kish gjetur një fole të përshtatshme për konsumimin e tradhtisë, por fati e desh që të përballej me një surprize te hatashme.
E ndërsa bëhej gati te hiqte rrobat e saja, në shtrat gjen vëllain e të dashurit, dmth bashkëshortin me të motrën.... Qe këtu fillon një sherr e shamata me fyerje, kërcënime, madje edhe kapje me duar, saqë e gjithë familja ka përfunduar më pas në dyert e komisariatit te policisë.
Fotoja nuk ka të bëjë me ngjarjen vetëm është përdorur për ilustrim.
Social Plugin