Spoti zgjedhor në Mal të Zi, hit në internet – VIDEO

Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi, ka nxjerrë një spot zgjedhor interesant, për zgjedhjet e 25 majit, i cili ka fituar një shikueshmëri të madhe, duke kaluar edhe kufijtë e vendit. 

Ky spot tregon një fenomen të veçantë, me të cilin përballen pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit. Është fjala për blerjen e votës, me një thes miell, para apo gjëra të tjera me vlerë. Në spot shihet se si një person shkon t’i kërkojë votën një fermeri, duke i ofruar një thes miell, por ai refuzon duke i thënë, “ec ngadalë”, dhe duke i zgjatur dorën politikanit, i cili moto të programit të tij elektoral ka, “rininë, guximin dhe diturinë”. video