Një skenë tmerri ka ngjarë në Provincën Yunnan të Kinës. Një person kishte marrë peng një femër në rrugë, dhe me një thikë kasapi në dorë, kërcënonte se do t’i pres fytin.
Policia doli në vendngjarje dhe për rreth një orë negocioi me pengmarrësin për ta liruar pengun, por pa sukses.
U desh ndërhyrja e policëve civil për ta shpëtuar viktimën. Ajo shpëtoi pa lëndime, por pas lirimit i ra të fikët, dhe u transportua për në spital.
Ndihmë mjekësore iu desh të kërkojë edhe një nga pjesëtarët e policisë, i cili mori lëndime në dorë, gjatë ndërhyrjes për të shpëtuar femren e marrë peng. Ende ngelen të panjohura motivet që e shtynë burrin të bëjë këtë akt.video
Social Plugin