Rita Ora e lanson këngën e re (Video)

E ka nisur furishëm këtë javë këngëtarja kosovare, Rita Ora.
Gjatë ditës në Londër është promovuar kënga e saj e shumëpritur I Will Never let you down, derisa bashkë me adhuruesit e saj ishte edhe ajo në sheshin kryesor të Londrës.

Rita, pjesë e brendit Roc Nation të Jaz-Z, për habinë e të gjithëve tregoi anën e saj fëmijërore, duke u paraqitur në rrugë në një fustan të verdhë me motive të Spongebobit.

Këngëtarja e tashmë shumë hiteve, e cila po ashtu është modele e shtëpisë së modës Donna Karen, kishte bashkëpunuar me të dashurin e saj, Calvin Harris, në këngën e saj të re.

Në kohën kur ishte drejtuar në sheshin Leicester, pas një interviste që pati në radio BBC, ajo kishte me vete një mori balonash me emrin e saj në të, të cilat i lëshoi në ajër bashkë me adhuruesit.

Pas gjithë kësaj ceremonie, Rita kishte shkruar në Twitter, duke i falënderuar adhuruesit që tashmë njihen si Ritabots.

“Po, Ritabots, përfundimisht e bllokuam trafikun. Shkaktuam furi. Ju dua. Faleminderit që erdhët’. Ajo ka qenë tri herë e para në Official Charts të Britanisë së Madhe dhe pret që edhe kënga e re të arrijë në të njëjtën pozitë shumë shpejt. video