Reklama e mjekut boshnjak: Ua kthej virgjërinë, herën e tretë gratis!

Në kohën e sotme, ku pothuajse gjithçka është e mundur, ofrohen edhe shërbime të çuditshme. Një nga to është himenoplastia, apo “rikthimi” i virgjërisë.

Në Tuzëll, mjeku Zlatko Berberovic ka ofertë speciale, sepse herën e tretë këtë procedurë klientëve ua kryen gratis.
Shumica e pacientëve të tij thonë se e ndërmarrin këtë hap pasi “arsyetohen” se përvoja e pare seksuale ishte e keqe. Ky mjek thotë se ka pasur një paciente e cila tri herë iu nënshtrua himenoplastisë.
“Më kujtohet kur erdhi për herë të parë. Ishte e frikësuar. Tha se po martohet me njërin që jeton në Arabinë Saudite. Erdhi edhe herën e dytë. Kur u lajmërua të tretën herë, e kreva punën gratis. Kështu, që nga ky rast vlen rregulli: çdo e treta herë është gratis”, ka thënë mjeku, transmeton Telegrafi. “Shumica e pacienteve vijnë nga Hercegovina, por edhe nga Bosnja. Shpesh vijnë vajzat nga diaspora”.