Reklama brilante në Shqipëri për aksidentet në vija të bardha

“Respekto edhe të gjallët!” është nisma e fundit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë për të ndërgjegjësuar shoferët për respektimin e këmbësorëve kur ata kalojnë në vijat e bardha. 

Fushata u ideua dhe u realizua vullnetarisht nga agjencia publicitare McCann Tirana në përgjigje të kërkesës së Ministrisë për bashkëpunim. Ajo synon t’i përgjigjet problematikës së respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor përmes edukimit të publikut, duke synuar uljen e numrit të aksidenteve, të cilat shpesh kanë pasojë vdekjen, si dhe respektimin e ndërsjellë të qytetarëve. 
Në vitin 2013, si pasojë e aksidenteve rrugore humbën jetën 95 këmbësorë, ndaj një kortezh përkujtues prej 95 vetash, tentuan të kalojnë vijat e bardha. Vazhdimin shiheni vetë. video