Prezantuesja përfundon në lumë (Video)

Një prezantuese holandeze ka rënë nga anija në një lumë gjatë kohës që po xhironte një intervistë për promovimin e festivalit të anijeve.

Martje Oesterholt sapo kishte filluar intervistën me majorin Bort Koelewijn, kur i ndodhi e papritura.
Teksa u mbështet në një skaj të anijes, ajo deshi të kapej për një litari, mirëpo humbi baraspeshën dhe përfundoi në lumë.
Majori reagoi shpejt duke ia hedhur një gomë shpëtimi.
Mediat holandeze kanë spekuluar se bëhet fjalë për një mashtrim dhe se Martje nuk është gazetare, por një këshilltare marketingu. video