Kohavisioni merr vesh që pikërisht familjarë të pronarëve të kompanisë “Pozhegu Brothers” janë atë që kanë kërcënuar Shpend Ahmetin.
Tash e një kohë kryetari i Prishtinës po ruhet nga policia e Kosovës, sepse ishte raportuar në polici që disa persona po planifikonin vrasjen e tij.
I arrestuar i 11-të është pronari i kompanisë “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale – falsifikim i dokumenteve.
Në muajin e kaluar drejtoria e Inspektoratit i kishte rrënuar kësaj kompanie një ndërtim 8-katësh në lagjen “Mat 1”, sepse ai objekt ishte ndërtuar pa leje dhe në kohë fushate, ndërkaq pronari kishte falsifikuar lejen e ndërtimit për këtë objekt.
Mëngjesin e së enjtes, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 10 persona të tjerë, të gjithë zyrtarë të Komunës së Prishtinës në krye me kryeinspektorin Ismet Haliti.
Me thasë kanë nxjerrë dokumente, dosje e kompjuterë nga Drejtoria e Inspektoratit hetues të policisë së Kosovës. Video
Social Plugin