"N'kufi të vjetër", videoklipi për 15 vjetorin e Betejës së Kosharës (Video)

 Me rastin e 15 vjetorit të Betejës së Koshares, është publikuar kënga me videoklip e titulluar "N'kufi të Vjetër".
Bëhet fjalë për një projekt audio-vizual, i cili është realizuar në shenjë të 15 vjetorit të Betejës së Kosharës. Videoklipi i këngës është publikuar më 9 prill në RTK, pikërisht me rastin e 15 vjetorit të heqjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë këngë marrin pjesë disa këngëtarë (sipas radhës në tekst): 
Ismet Bexheti, nga Maqedonia
Edona Llalloshi, nga Kosova
Malësori, nga Mali i Zi
Lori, nga Shqipëria
Shemi, nga Kosova
Besart Ahmeti, nga Kosova
Kujtim Selimaj, nga Kosova
Teuta Shabani, nga Lugina e Preshevës
Këngëtarët janë nga trojet e ndryshme shqiptare, ashtu siç ishin edhe pjestarët e Brigadës 138, "Agim Ramadani".
Videoklipi i punuar nga EMF Creative përmban xhirime nga bjeshkët në regjionin e Koshares, xhirime nga realizimi i këngës në studio dhe xhirime origjinale nga koha e luftës.
Teksti i këngës është shkruar nga Naime Beqiraj, kurse muzikën e ka punuar Korab Shaqiri.
Ky projekt është realizuar me pjesmarrje vullnetare dhe pa implikime financiare. video