Kënga e 150 milion klikimeve që krijua nga shqiptarja Bleta Rexha - VIDEO

Shumë prej jush duhet ta kenë dëgjuar dhe shijuar këngën “The Monster” të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem. Por, pakkush mund ta dijë se kënga e cila ka miliona klikime në Youtube është krijim i shqiptaro-amerikanes Bleta Bebe Rexha.

Vajza e dy shqiptarëve të Maqedonisë që emigruan dekada me parë në SHBA, po shkëlqen dita-ditës me krijimet e saj. Në një intervistë të ditëve të fundit, Bleta Rexha deklaroi se është shumë e lidhur me rrënjët dhe origjinën e saj dhe se është e lumtur që “The Monster” mban firmën e saj. video