Ja si u shkrinë shqiptarët nga serbi Zdravko Coliç (Video)

Aty madje u dëgjua edhe një rrëfim shumë “prekës”: “Një këngëtar nga Korça donte dikur në kohën e komunizmit, të ikte në Jugosllavi për ta ndjekur një koncert të Zdravko Colicit.

Zdravko Colic nuk është këngëtari i parë nga Serbia që zbarkon në Tiranë. E shqiptarët e Shqipërisë, ekzaltohen tejmase me muzikën sllave.

Në vitin 2006, Goran Bregovici ekzaltoi aq shumë shqiptarët me një koncert atje, sa Edi Rama, atëherë krytar bashkie të Tiranës e tash kryeministër, e nderoi duke i dhuruar edhe ‘Çelësin e Qytetit’.
Tash tetë vjet më vonë, këngëtari tjetërs erb, Zdravko Colic, në festivalin “Kënga ime”, në TV Klan, këndoi dy këngë.

Gjatë tërë kohës publiku brohoriste e duartrokiste pandërprerë.
Aty madje u dëgjua edhe një rrëfim shumë “prekës”: “Një këngëtar nga Korça donte dikur në kohën e komunizmit, të ikte në Jugosllavi për ta ndjekur një koncert të Zdravko Colicit.
Teksa Colici e përfundoi performancën e tij, publiku u ngrit e kërkonte edhe një këngë. Kurse prezxantuesja që për pak nuk ia ngjiti e ta puthte këngëtarin serb, pëshpëriste ritmin e këngës “Pjevam danju, pjevam nocu”, me tekst të Branko Radicevicit, shokut të Vuk Stefanovic Karadzicit, poetëve kryesorë të romantizmit serb.

Vetë Colici ka bashkëpunuar shumë herë me Bregovicin. Kurrë Colici nuk e ka thënë një fjalë dhembje për vuajtjet e shqiptarëve në Kosovë. Ai, kur Jugosllavia ishte në flakë, dhe i njëjti fat e priste Kosovën, karrierën e vazhdonte në Beograd.
Por dashuria e shqiptarëve për muzikën serbe është edhe më e madhe. Një numër i madh i tyre e adhurojnë edhe këngëtarin tjetër, Zjelko Joksimovic i cili u bë i njohur me këngën ‘lane Moje’. video