Ja se si vjedh hajni vetëm pë 30 sekonda! (Video)

TV News24 dhe BalkanWeb publikojnë sot videot e pashfaqura më parë, të dy prej vjedhjeve të kryera nga grabitësi serial, Viktor Gushi, të cilat janë cilësuar nga ekspertët e policisë dhe kriminologet si grabitjet me të shpejta të bankave të kryera në 15 vitet e fundit në Shqipëri. 

Aktualisht Gushi vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë.
Viktor Gushi, 47 vjeçari nga Patosi që për 4 vjet me radhë nga vitit 2008 deri në vitin 2012 ishte personazhi më misterioz dhe më problematik për Policinë e Tiranës. 

I dënuar për 8 vjedhje me armë, dy vjedhje me pasojë vdekjen, pesë vjedhje me armë të mbetura në tentative, si dhe për tre plagosje të rënda me dashje, Gushi nuk do të mbahet mend vetëm për “aftësitë” e tij si kriminel për të mos lënë gjurmë në vendin e grabitjes, por dhe për shpejtësinë rekord të kryerjes së grabitjeve të cilat ishin të fokusuara kryesisht në banka dhe arka kursimesh.

News24 publikon sot videot e dy prej vjedhjeve të kryera nga Gushi të papublikuara më parë, të cilat janë cilësuar nga ekspertet e policisë dhe kriminologët si grabitjet më të shpejta të bankave të kryera në 15 vitet e fundit në Shqipëri. video