Facebook mania. Gabimet që duhet të shmangim

Tashme është e qarte qe Facebook ka hyre ne jetën e te gjithëve, ose pothuajse te gjithëve. Por përveçse ai është argëtues dhe stimulues, ky rrjet social qe akoma është me i përdoruri ne bote, mund te rezervoje edhe disa surpriza qe nga ndonjëherë mund te rezultojnë aspak te këndshme.

Kështu psh, janë te shumta divorcet qe kane ardhur pikërisht për shkak te tij, ku shume informacionet qe merren prej tij kane luajtur rolin e një “dëshmitari” te pakundërshtueshëm, duke ja bere te pamundur çifteve ne proces mundësinë e mohimit te aventurave te tyre seksuale.

Po kështu Facebook është ne shume raste edhe një libër i hapur me informacione, shpesh here edhe shume personale te cilat nuk do te dëshironim qe t’i ndanim me te tjerë.

Për këtë arsye, me poshtë duam qe tu sugjerojmë disa këshilla te cilat mund t’i keni parasysh gjate përdorimit te Facebook-ut.


1.    Postimi i statuseve te gjata dhe personale. Te tilla, përveçse janë tërësisht pa interes për miqtë tuaj, ato janë po ashtu te padobishme edhe për vete ju. E njëjta gjë  mund te thuhet edhe për statuset e gjata me përmbajtje filozofike.

2.    Tag-imi i personave te cilët nuk i njihni, apo qe nuk kane te bëjnë fare me foton qe po shihni dhe tag-oni. Facebook e ka krijuar funksionin e tag-ut me qellim qe ju ta përdorni atë për te ndare përvojat e bukura me njerëzit qe ju lidh historia dhe përmbajtja e fotos.

3.    Publikimi i fotove te fëmijëve. Veçanërisht është fjala për fëmijët e vegjël, një mani e vërtetë kjo, veçanërisht kur i lidh ato me evente te veçanta te tyre. Ne fund te fundit, asnjëherë nuk është mire prezantimi i panevojshëm i fëmijëve te vegjël tek te tjerët.

4.    Grindjet dhe sherret me statuset. Nuk ka gjë me te shëmtuar se sa te shkëmbesh statuse agresive me këdo person tjetër, kushdo qofte ai. Me këtë vetëm se ulni personalitetin tuaj dhe prishni reputacionin.