Coco T, me vithet më të mira në botë (Foto)

Coco T ka vithet me proporcionet më të mira në botë. Na vjen keq Kim Kardashian, por kështu qëndrojnë punët pas matjes së proporcioneve trupore të disa prej damave të cilat janë bërë të famshme pikërisht për shkak të vitheve të tyre të bujshme. Në të vërtetë, pas matjes së perimetrit të belit dhe ijëve, është përpiluar lista e damave me proporcionet më të fuqishme. Dhe ja cilat janë dhjetë prej tyre. Coco T ka proporcionet e belit dhe ijëve prej 1,74, duke e vënë në pozitë e parë.
Pas saj vjen Nicki Minaj me proporcione prej 1,73. ajo njihet për belin e hollë dhe forma të bujshme të trupit, por edhe për paraqitje të fuqishme në skenë. Këngëtarja australiane Iggy Azalea, me përmasat e saj 1,61 në krahasimin e belit dhe ijëve, me meritë gjendet në pozitën e tretë. I dashuri i saj Nick Yang është aq krenar me të, sa mendon që vithet e saj duhet legalizuar. E Kim Kardashian këtë herë mezi është renditur e katërta, pasi proporcionet e vitheve të saj janë vetëm 1,54.
Edhe pse është munduar mjaft shumë që t’i reklamojë vithet e saj, kjo nuk i ka mjaftuar për t’u renditur më lartë. Beyonce është e barabartë me Kimin, ndërsa sa e do ajo trupin e saj, tregon edhe kënga e saj "Bootylicious", e cila flet pikërisht për format e trupit. Ajo insiston se vithet e saj janë tërësisht natyrale, edhe pse ato shpesh shënojnë ngritje dhe rënie. Pozita e gjashtë është rezervuar për Jennifer Lopez, e cila ka proporcionet 1,53, më saktësisht belin e ka 62,5, ndërsa ijët 95.
Ajo vithet e saj i ka siuruar për 1 milion dollarë. Modelja dhe këngëtarja Amber Rose po ashtu ka vithe impresive, për çka dëshmojnë shifrat prej 1,52. Më pas vjen Rihanna me proporcione prej 1,50. Ajo ka thënë se prapë nuk është e kënaqur me pamjen e vet. Në martesën e motrës së saj Kate, Pippa Midleton ishte në qendër të vëmendjes, kjo për shkak të vitheve të saj të bujshme, përmasat e të cilave janë 1,48. To-dhjetëshen e përmbyll këngëtarja Kimberly Walsh. Ajo thotë se vithet e saj janë gjithmonë në plan të parë, ndërsa proporcionet e saj janë 1,40.