Cilat pjesë të trupit të meshkujve janë më tërheqëse për femrat

Sytë janë pjesa më tërheqëse për femrat tek meshkujt. Kështu rezultoi sondazhi i temave Soft në agjencinë e lajmeve online, BalkanWeb. Në temën “Cilën pjesë të trupit konsideroni më tërheqëse në pamje të parë tek një mashkull?”, me shumicë votash për rreth 3 ditë lexuesit zgjodhën të votojnë sytë. Ishte një sondazh realisht drejtuar femrave që të zgjidhnin tek meshkujt atë cfarë ato konsiderojnë më seksi në pamje të parë, meqë sondazhi paraardhës ishte për meshkujt ndaj femrave. Por votimi duket më i zgjuar këtë radhë, me mbi 30% zgjidhen sytë sepse femrat tek një mashkull nuk shohin thjesht fizikisht, por duan të lexojnë më shumë.

Dhe kush është pjesa që tregon pasqyrën e shpirtit sic thuhet rëndom. Janë sytë. Por miti i syve rrëzohet paksa kur në vendin e dytë renditet fundshpina. Femrat e kanë votuar të dytën si pjesën fizike më tërheqëse në pamje të parë tek një mashkull. Më pak të votuar janë flokët, barku, këmbët dhe duart, gati me të njëjtën përqindje.
Surprizë në këtë votim është fakti se një pjesë tërheqëse nuk janë buzët, por shpatullat.

Rezultati sipas përqindjes
Sytë 32.74%
Fundshpina 24.07%
Shpatullat 16.89%
Buzët 7.18%
Flokët 6.75%
Barku 5.94%

Këmbët 3.22%
Duart 3.22%

Po sot BalkanWeb celi një temë pak të nxehtë në debatet mbi seksin. Je i fejuar, i martuar, je cift por thjesht kaq, pa lidhje zyrtare, por ti bën seks. Sondazhi ka për qëllim të nxjerrë një rezultat se cilët bëjnë realisht më shumë seks, ndër këto kategori. Votoni, mos u trembni, vota është e fshehtë.

Ju kujtojmë dhe njëherë se “Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale. Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.”