Babai sakrifikon veten për të shpëtuar të birin (FOTO)

Një burrë kinez sakrifikon jetën e tij për të shpëtuar të birin, duke e larguar atë nga rruga, pasi mund ta shtypte një kamion.

Hsiung Kuo e largoi të birin e tij, Yong nga rrotat e kamionit, para se e njëjta makinë ta përplaste vetë atë për vdekje në qytetin Quanzhou, në Kinën juglindore. 

Policia tha se dyshja po udhëtonte me një skuter elektrik. Yong, 47 vjeç po çonte babain e tij 71-vjeçar në një qytet në provincën Fujian. 

Imazhet e kapura nga kamera rrugore tregojnë se dyshja ka ndaluar menjëherë në kryqëzim, pasi kanë parë kamionin. Por kur ai u përplas me skuterin e tyre, babai e kapi me guxim të birin dhe e shtyu atë drejt zonës së sigurisë. Mjekët arritën menjëherë, por ai kishte vdekur, ndërsa Yong po ngushëllohej nga ekuipazhi i ndihmës dhe po qetësohej nga tronditja. Shoferi i kamionit, që u largua nga skena e aksidentit, u arrestua ndërsa policia po heton mbi vdekjen.