Nuk mund të jetë përkrah të bijës në ditën më të bukur të jetës së saj. Gjithsesi, Jim ka dashur të shoqërojë në altar vajzën, Josie, edhe pse është vetëm 11-vjeçare.
Me ndihmën e një fotografi dhe kompanie dasmash ka organizuar brenda pak orësh një ceremoni martese, me të ftuar dhe me fustan të bardhë. Natyrisht, mungonte vetëm dhëndri...
E gjithë kjo situatë imagjinare ka ndodhur në Kaliforni, me protagonist një baba, i cili është i sëmurë me kancer dhe prandaj ka dashur të shijojë përpara kohe martesën e së bijës. Ai donte t\'i dhuronte këtë emocion, që ajo do të duhet ta mbajë brenda në zemër, kur të vijë vërtetë dita e martesës së saj.video
Social Plugin