A janë ende armiq shqiptarët dhe serbët? Këto video thonë të kundërtën! - VIDEO

Serbët dhe shqiptarët edhe pse herë pas here me momente paqeje të brishtë mes tyre, shkaku i periudhave të ndryshme historike, për rreth një shekulli kanë kaluar nëpër një armiqësi, jo rrallëherë i shoqëruar edhe me luftë të armatosur. 

Edhe pse kanë kaluar 15 vjet nga lufta e fundit mes këtyre dy popujve, e cila u zhvillua kryesisht në Kosovë, e për një kohë të shkurtër edhe në jug të Serbisë, paqja e plotë nuk mund të thuhet se është arritur, pavarësisht se sot e një vit më parë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, nënshkruan një marrëveshje në Bruksel, e cila u quajt historike. 

Vetëm pak ditë më parë, shumica e këngëtarëve shqiptarë të Kosovës, që morën pjesë në një festival muzikor në Shqipëri, u tërhoqën në mënyrë demonstrative prej aty, vetëm për faktin se aty u ftua të këndojë një këngëtarë serb. 

Ky mund të jetë një prej fakteve, se shqiptarët e Shqipërisë, për dallim nga ata të Kosovës dhe të Serbisë, e kanë kaluar apo më mirë thënë, nuk kanë armiqësi me serbët. 

Ndërsa fakti tjetër, edhe më i fuqishëm se sa ky i pari, është se, qindra femra shqiptare martohen me serb në Serbi. 

Familjet e vajzave shqiptare, organizojnë ahengje të përbashkëta me miqtë e tyre të familjes, miqësi krijuar nga martesat e vajzave të tyre me djemtë serb. Shumica e këtyre vajzave vijnë nga zona veriore e Shqipërisë të cilat martohen nëpër fshatra serbe, pasi djemtë e kësaj ane, e kanë të vështirë të gjejnë nuse serbe, të cilat më shumë preferojnë jetën nëpër zona më urbane. 

Për ta pasur më të qartë këtë, shikojeni këtë emisionin dy pjesësh të një televizioni serb, i cili ka ndjekur nga afër martesën e vajze nga Shkodra dhe një djali nga Kushumlija e Serbisë. video 1 video2