7 filma të frymëzuar nga një histori e vërtetë

Cilët janë ata filma që kanë marrë spunto nga një histori e vërtetë? Në fakt janë të shumtë. Jo vetëm filma që dihen siç është Titanic, filmi i James Cameron frymëzuar nga përmbytja e anijes së famshme në vitin 1912. Por edhe filma aksion dhe horror, madje edhe filmat muzikal. Kjo ndodh sepse shpesh mjafton një artikull i thjeshtë në një gazetë për të ngacmuar imagjinatën. Ja disa prej filmave të bazuar në histori dhe ngjarje reale.
Fast & Furious
Filmi i parë i serisë të Fast & Furious realizuar në vitin 2001 e mori spunton nga një artikull mbi garat me makina të jashtëligjshme shkruar në vitin 1998 nga gazetari Kenneth Li Raphael. Në artikullin që mbante emrin “Racer X” flitej për Estevez, një pilot i ri që ëndërronte për gara automibilistike dhe ndërkohë bënte para duke realizuar gara fshehurazi nëpër rrugën e Manhattan të New York-ut.
Nightmare
E pabesueshme por e vërtetë. Një ndër sagat horror më të famshme të të gjitha kohërave, ka marrë spunto nga një seri artikujsh nga Los Angeles Times, mbi vdekjen e disa të rinjve, refugjatë aziatikë, si pasojë e maktheve në gjumë. Këtë e ka rrëfyar vetë Wes Craven regjizori i Nightmare dhe krijuesi i Freddy Krueger.
Saturday Night Fever
Ishte një artikull i publikuar tek New York Magazine në vitin 1976 i gazetarit Nik Cohn që frymëzoi këtë film. Në të tregohej historia e një djali nga Brooklyn që përdorte diskotekën për tu arratisur nga jeta e tij e trazuar. Njësoj si personazhi Tony Manero, interpretuar nga aktori John Travolta, në filmin që kontribuoi në boom-in e muzikës nëpër disko në të gjithë botën.
Jaws
Filmi i Steven Spielberg i vitit 1975 trajtohet në romanin e Peter Benchley. Por në të vërtetë, historia ka shumë pika të përbashkëta me një ngjarje të vërtetë të ndodhur në vitin 1916 në New Jersey, ku një peshkaqen vrau disa persona në ujërat e Beach Haven dhe Matawan Creek, duke u arratisur më pas në det të hapur. Kjo histori njihet me emrin Jersey Shore Shark attack.
Die Hard
Në vitin 1997, revista amerikane Wired publikoi një artikull me titull “Lamtumirë armëve”, në të cilin gazetari John Carlin shpjegonte sesi pas Luftës së Ftohtë, rreziku i vërtetë për sigurinë kombëtare vinte nga terroristët kibernetikë. Kaq i mjaftoi producentëve të Die Hard për të dizenjuar identikitin e një grupi kriminelësh që ndërmarrin një sërë sulmesh cyber-kibernetikë kundër qeverisë.
The silence of Innocence dhe Psycho
Të dy këto filma triller kanë një gjë të përbashkët: të dy janë frymëzuar nga vrasësi serial Eddie Gein, arrestuar në vitin 1950 pasi policia gjeti në shtëpinë e tij disa kufoma njerëzish që ai i kishte rrëmbyer e më pas vrarë teksa kishte performuar rituate makabre.
The perfect tempest
Filmi me protagonist George Clooney, Mark Wahlberg dhe Diane Lane bazohet mbi një reportazh të titulluar “The Storm”, publikuar në vitin 1994 në revistën “Outside” nga Sebastian Junger. Po ky artikull, që tregon historinë e një personi që lufton kundër detit, ka qenë frymëzim edhe për një libër.