Traktoristi nga Rahoveci që merr mbi 1 milion shikime në YouTube - VIDEO

Fermeri nga Rahoveci, Shani Shehu, i cili është i njohur për zanatin e tij të lëvrimit me traktorë gjigant,  ka publikuar para disa vitesh një video në YouTube, e cila deri tani është shikuar mbi 1 milion e 200 mijë herë.

Në publikimin e videos nga Shehu, përveç shikimeve të shumta, ka marrë edhe komente nga e gjithë bota, të cilët janë shprehur të befasuar me thellësinë e lëvrimit të tokës prej 80 cm, pasi një thellësi e tillë është e pazakontë të arrihet me këtë lloj traktori.

Traktori është i tipit John Deere, markë e njohur amerikane për prodhimin e makinave të fuqishme bujqësore. video