Mashkulli nga Kosova i shndërruar në femër, Edona James, që këto ditë ka qëndruar në Prishtinë, ka folur për jetën, ndjenjat, si dhe për vendimin për të ndryshuar gjininë.
Kujtim Shehu nga Suhareka në moshën gjashtëvjeçare së bashku me familjen e vet është shpërngulur në Gjermani, ku edhe jeton tani, por tashmë si një femër seksi e quajtur Edona James.
“Kurrë nuk kam qenë djalë në mendje... Gjithmonë më kanë pëlqyer gjërat e femrave”, ka treguar Edona duke shpjeguar se e konsideron veten një femër të lindur në një trup mashkulli.
‘Ajo’ ka thënë se familja tanimë e ka pranuar vendimin që ka marrë dhe e pranon atë si të tillë me emrin e ri që i ka vënë vetes.
Edona ndjehet me fat që jeton në një vend, ku personat si e tillë pranohen më lehtë nga shoqëria. “Të kisha jetuar në Kosovë do ta kisha vrarë veten në moshë 15 apo 16 vjeçare, sepse kurrë nuk do të kisha jetuar në një trup burri”, thotë ‘ajo’.
‘Ajo’ ka treguar se pesë herë e ka operuar gjoksin dhe tash gjinjtë i peshojnë 1.5 kilogram. Frymëzim për këtë ka pasur Pamela Anderson dhe Katie Price.
Ndërhyrjet kirurgjike që ka bërë kanë qenë të shumta, duke filluar nga hunda buzët, dhëmbët, faqet, ballin, fytin etj., dhe në fund operacionin në organet seksuale, i cili i ka kushtuar 30.000 euro.
Ndiqeni rrëfimin e saj për Prive të Klan Kosova në videon ketu.
Social Plugin