Rama u kërkon ndjesë shqiptarëve, që i tha Berishës “Rrotë k...” - VIDEO

Kryeministri Edi Rama u kërkoi publikisht ndjesë shqiptarëve, por jo opozitës, për fjalorin e përdorur në seancën e kaluar në Kuvend. Nga foltorja e parlamentit, kryeministri pranoi se kishte shkelur etikën në një moment emocional ,duke mërmëritur nën zë. 

“Keni të drejtë kur thoni se kur dilni në këtë foltore nuk duhet të shqetësoheni nga fjalët mbrapa, kjo nuk do ndodhi më. Ju keni të drejtë kur thoni se dhe unë në seancën e kaluar e shkela etikën, është e vërtetë, por me një dallim shumë të madh, thjesht ndava me kolegët e mi një moment emocional që megjithatë ju keni të drejtë kur thoni që pikërisht se ne jemi ndryshe nga ju ne nuk duhet të bëjmë si ju. Dua t’ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë ndjerë të bezdisur nga transkriptimet e ekranit tuaj. Transkriptime shumë hileqare, por që nuk justifikojnë kryeministrin. Pavarësisht nëse u thanë me zë apo u mërmëritën pa zë.” u shpreh kryeministri.

Seanca e kaluar parlamentare u karakterizua nga debatet e ashpra, fyerjet e akuzat personale deri edhe përdorimi i fjalorit të rrugës mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të qeverisë, Edi Rama.

Fjala e sotme e kryeministrit Rama në sallën e Kuvendit ka shkaktuar debate dhe reagime të forta tek opozita, e cila gjatë gjithë kohës ka qëndruar në këmbë duke iu rënë tavolinave dhe duke shkaktuar zhurmë.

Pas përfundimit të fjalës së kryeministrit, kryetari i kuvendit meta është detyruar të ndërpresë seancën për 10 minuta pushim. 
Ai ditë më parë derisa ish kryeministri Berisha po fliste në Kuvend, i tha atij “Rrotë k...”, duke folur nën zë. Video