Masakra e Pejës, ja çfarë ndodhi dhe kush janë të vrarët

Policia është në hetime intensive për atë që tashmë lirisht mund të cilësohet si Masakra e Pejës, e ku u vranë dy persona; njëri kalimtar i rastit, derisa pesë të tjerë po trajtohen në spitalin e qytetit.

Mësohet se i varari një 28 vjeçar, Valdet Kelmendi, i njohur si Lara.

Dyshohet se ai ka qenë cak i sulmit, derisa për kalimtarin e rastit ende nuk bëhet i ditur identiteti.

Ngjarja ndodhi ne qender te Pejes, afer Hotel Gold. 

Ata u vranë nga disa persona që shtinin nga një veturë në lëvizje.

Vetura me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, është gjetur duke u djegur në nje fshat larg qytetit të Pejës. Autori, apo autorët e vrasjes pasi janë larguar nga Peja i kanë vënë zjarrin dhe e kanë braktisur atë në një fshat në drejtim të Lugut të Baranit, rreth dhjetë kilometra larg Pejës.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes duke bërë përpjekje për të ndaluar në mënyrë që të kërkojnë gjurmët.

Ndryshe, burime të Gazetës Express thonë se vrasja duket se ka motive hakmarrjeje, ndërkohë që një zyrtar i policisë, në kushte anonimiteti, i tha gazetës se kjo vrasje mund të jetë e lidhur edhe me ato të para disa muajve ku u vra Xhekë Kelmendi e Kastriot Kukaj. 
 ...............................
Kanë vdekur dy persona në Pejë pas të shtënave me armë zjarri afër hotelit “Gold”.

Drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se dy persona janë sjellë të vdekur ndërsa dy të tjerë kanë fraktura dhe për momentin janë në sallë të operacionit, por jashtë rrezikut për jetë.

Motivet ende nuk dihet, por burimet e gazetës kanë konfirmuar se në këtë incident janë të përfshirë pjesëtarë të familjes Kelmendi.