Një konkurrente shumë e fortë po u shtohet këngëtareve shqiptare, pasi si duket prezantuesja e njohur Luana Vjollca ka vendosur të hyjë seriozisht në botën e muzikës.
“Askush s’do ta besojë” titullohet projekti i dytë që Luana sapo ka publikuar me një video të bukur të punuar nga Pro Video.
Në videon e kësaj kënge me tekst të Olti Currit dhe muzikë nga Elgit Doda, prezantuesja shqiptare veç bukurisë që e karakterizon, me lojën në video paraqitet si një aktore e vërtetë duke e bërë gjithë projektin edhe më të veçantë.
Ndryshe krahas angazhimit në muzikë Luana nuk ndahet për asnjë moment nga profesioni i saj i parë,prezantimi,ku së bashku me motrën e saj Marina Vjollca edhe këtë vit janë prezantueset e festivalit “TopFest”. Video
Social Plugin