Ja 10 gratë më të pasura të planetit

Sipas prestigjozes “Frobes” kjo është lista e grave të cilat kryesojnë listën e 100 më të pasurave të botës. 

Më poshtë janë emrat dhe pasuritë e tyre të deklaruara. 

Christy Walton 
E veja e një biznesmeni të madh, John.T.Walton, themelues supermarketesh. Ka një kapital prej 36.7 miliardë dollarë. 

Liliane Bettencourt 
Biznesmene franceze, ka një kapital prej 34.5 miliardë dollarë. 

Alice Walton 
E afmërmja e Christy Walton. Zotëron një kapital prej 34.4 miliardë dollarë. 

Jacqueline Mars
Trashëgimtarja e krijuesit të karameleve dhe ëmbëlsirave Mars zotëron një pasuri prej 20 miliardë dollarësh. 

Gina Rinehart 
Mbretëresha e minierave australiane, zotëron një kapital prej 17.7 miliardë dollarë. 

Sussane Klatten 
Sipërmarrëse gjermane, zotëron 17.4 miliardë dollarë. 

Abigail Johnson 
Pasuese e kryetarit të Shërbimeve Financiare në Amerikë. Zotëron 17.3 miliardë dollarë.

Anne Cox Chambers 
Krijuese e kompanisë mediatike “Cox Enterprises” zotëron 15.5 miliardë dollarë. 

Laurene Powell Jobs 
E veja e Steve Jobs. Zotëron një kapital prej 14 miliardë dollarësh. 

Johanna Quandt 
E veja e gjermanit Herbert Quandt, njeriu i cili njihet si shpëtuesi i kompanisë BMW, nga falimentimi në vitet ‘60. Zotëron 12.8 miliardë dollarë.