Ines Sainz, gazetarja që po çmend Barcelonën

Një fenomen i ri po ndodh në Barcelonë. Kësaj rradhe jo në fushë. Quhet Ines Sainz dhe është ylli i gazetarisë në Katalunjë.
Meksikanja bukuroshe 35-vjeçare, e diplomuar në drejtësi por që zotëron edhe rripin e zi në taekwondo, u bë e famshme në të gjithë botës pas intervistës me Lionel Messin.
Por disa ditë më parë Ines intervistoi edhe lojtarin e Espanyol Hector Moreno.
Barcelona dhe jo vetëm po çmendet pas Sainz, e cila ka edhe tre fëmijë me producentin televiziv Hector Perez.