Ish-Deputeti i LDD’së, Gani Geci është intervistuar nga Prokuroria në rastin kundër Milaim Zekës. Ai ka sqaruar, pas intervistës, se për çka e kanë pyetur.
Në një koment të gjatë, të publikuar në facebook, Geci hedh një sur akuzash kundër gazetarit Milaim Zeka.

Lexojeni të plotë komentin e Gani Gecit
“Dje rreth orës 11, Prokuroria Speciale më ka dërguar një ftesë, që sot në orën 10 të lajmërohem në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në rastin penal të Milaim Zekës. Prokuroria më ka pyetur se si të ka kontaktuar Milaim Zeka, apo e ke kontaktuar t’i Milaim Zekën.
Me duhet të sqarojë se në vjeshtën e vitit 2013 unë isha duke punuar në pronat tona bashkë me vëllezërit e mi, kur në telefon më thërret Milaim Zeka. Me që Milaim Zeka i ka dajt në fshatin Llaushë, ai më thotë “dajë”,, nj dëshmitarë po të akuzon rënd. Unë i përgjigjem, për çka Milaim? Sepse në fillim nuk e disha se për çka ai po fliste.
Ai më thotë se një dëshmitarë i mbrojtur që tash është i njohur për mua dhe për të gjithë, por unë nuk dua ta përmendi emrin, sepse nuk po dua ta shkeli ligjin, ka thënë në emisionin tim pa Rrotlla, se unë gjoja e kamë mësuar të flasë keq për Sami Lushtakun.
Unë i them o Milaim, lejë këto shantazhe,këto propaganda kundër meje dhe familjes time, se unë kurrë në jetë askujt nuk i kam thënë që të flasë keq për Sami Lushtakun.
Madje Sami Lushtakun e kom pas dhe e kam shok, e a më ka ai mua apo jo, këtë nuk e di. O Milaim, ti e din se kriminelet dhe hajnat ma kanë plaguar vëllain në luftë, e unë vëllait tim nuk i kam thanë që të shkoj dhe të tregoj, sepse disa prej atyre hajnave i kemi rrahur me “hu”, e disa janë duke pritur në rend. Unë kur nuk i kam thanë vëllait tim me shkua nuk i them askujt, dhe ai më thotë o “dajë”, dëshmitari po thotë qashtu, po ti e ke derën hapur me thanë versionin tënd.
O Milaim ata që kanë qenë me UDB-en ata munden me thënë qa të donë, mund të bëhen lehtë edhe me SHIK-un, me KGB, edhe me dreqin, por unë po të thamë se kurë në jetë nuk i kam thanë askujt, e lëreni shantazhet e propagandat, se këto shantazhet e tua sot po më qojnë mallin e komunikatës nr 59 gjatë luftës.
Telashet që i kanë pasur UDB-ashet në mes veti, UDB-ashët që kanë punuar për Serbinë dhe më vonë që kanë punuar për UÇK-në, mua nuk më intereson, por kjo nuk pinë ujë te unë, lemë rahat bre burrë.
Unë e pyes Milaimin se kush po e shtinë me u merr me këto propaganda kundër meje SHIK-u dhe UDB-ja sigurisht, dhe ai më thotë ti e ke derën qel prapë me thënë versionin tënde.
E kemi lutur disa here edhe unë edhe vëllai ynë, Fadili disa herë se këto janë rrena, me këto rrena o Milaim ti nuk mundesh me i ndihmua kërkujt, i bënë dëm veç vetit edhe atyre që po mundohesh me ju ndihmi, se ti nuk e donë me shumë sesa unë Sami Lushtakun.
Kur e ka shkruar komunikatën kundër meje nr 59 Shtabi i Përgjithshëm, Sami Lushtaku iu ka kundërvu, dhe unë nuk e harroj kurrë.
Ai më pas më dërgon një sms dhe më thotë që redaksia ka marr vendim me e qit në TV rastin.
E ti kur të duash eja e thuaj versionin tënd. Të nesërmen vi në Prishtinë, e takoi Milaim Zekën përpara se të hyj në studio të tij. Edhe një herë e lus le bre burrë këtë punë, por ai thotë jo, që donë me ardh hajde, që jo ne do ta transmetojmë se çka thotë dëshmitari. Ok, dhe hymë në zyre të emisionit “Pa Rrotlla”.
Aty e bëjmë një interviste 30 minuta, dhe Milaim Zeka nuk e transmeton kurrë. Mbas intervistës i them nuk dua me ma hekë asnjë presje, unë nuk jam ka frikohem o Milaim, por nuk po dua me fol për luftën, dhe propagandat për njerëzit që janë gjallë nuk funksionojnë.
Ai personi është gjallë, ti je gjallë, unë jam gjallë e rrena ka me dalë. Në orën 17:00 RTK-ja në lajmet e pasdites transmeton se çka thotë dëshmitari dhe prej aeroplanit duket se ishte montim dhe në montazh aty ku mu përmend dëshmitari flitej për vitin 2001, kur në një atentat kundër meje jam plagosur unë dhe më janë vrarë dy shokë, gazetari i “Botës sot” Bekim Kastrati edhe truproja e presidentit Rugova Besim Dajaku.
Në vitin 2001 është shumë e vërtet që kam takuar këtë farë dëshmitarin, sepse atëherë dyshoja që ata që kishin plaguar këtë dëshmitarin mund të ishin edhe vrasësit e mi, dhe asnjë kontakt prej vitit 2001 nuk e kam pasur kurrë me këtë njeri.
Tentimi i RTK-së, apo i emisionit “Pa Rrotlla” të më shantazhojnë, nuk doli i suksesshëm.
Shërbimet Informative që tani kanë ndërruar dhe më tepër punojnë përmes TV, dhe përmes Gazetarëve se me format e përgjimeve, unë i kam kuptuar dhe Milaim Zekës i kam thënë, por ky nuk kuptoje.
Rreth orës 19:00, të njëjtë ditë kam shkuar në RTK dhe zakonisht Milaim Zeka i ka emisionet vonë rreth orës 22:00, por RTK-ja e bënë lajm këtë në lajmet qendrore, gjë që dëshironin RTK s bashku me Zekën të më kryqëzonin me rrena por harronin se tash ishte viti 2013.
Unë i thash o Milaim rruga jem është Prishtinë-Tiranë-Vashtington, ndërsa e juve është Prishtinë-Tiranë-Moskë. Të nesërmen më thërret prokurori, pasi sheh reagimin tim, dhe unë nuk shkoj pa Milam Zekën. Milaim Zeka e pyet në sy timin Prokurorin edhe pse i thosha që është rren se a ke qenë ndonjëherë në oden e Gani Gecit, ndërsa ai thotë jo kurrë. Kjo jep me kuptua se Milaim Zeka dhe stafi i tij dëshironin të bënin propagandë kundër meje e jo mbrojtje për djemtë e Drenicës.
Krejt këto propaganda të stilit komunist-stalinist kanë ra sot në ujë, sepse me sa pash un në Prokurori, ajo i ka të gjitha bisedat telefonike që i kemi bërë me Milaim Zekën rreth 20 faqe, edhe pse i kam thanë se mund të na përgjojnë telefonat. Unë Milaimit i kamë thënë atëherë, i thash edhe sot në Prokurori se që 13 vite, jam munduar me mish e me shpirt me zbulua se kush mi ka vra shokët dhe kam arrit që ti dijë afërsisht se kush janë ata edhe urdhërdhënësit, edhe parapaguesit edhe vrasësit, që disa prej tyre nuk janë gjallë më. Herët a vonë do të veproj drejtësia, e nëse jo drejtësia edhe Kanuni.
Vlen të thekson se vetë Milaim Zeka më ka futur në këtë rast, pas pasur asnjë nevojë”

Social Plugin