Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Hajvalia – Llamkos Kosova, ndodhi një incident i cili ka tmerruar të pranishmit, madje skena të tilla janë parë vetëm në filma.
Në fakt, tifozët nga Vushtrria lëshuan stadiumin dhe shkuan në drejtim të fshatit që ishte në anën e kundërt të fushës.
Sipas disa dëshmitarëve, numër i madh i tifozëve kanë hyrë në një shitore dhe kanë marrë gjëra të ndryshme ushqimore, por nuk kanë dashur të paguajnë. Më pas është parë furgoni i bardhë i cili ka ndjekur tifozët, madje edhe i ka shkelur dhe është dashur të ndërhyjë policia për ta marr kontrollin në duart e veta.
Social Plugin