Eliot Ness ishte një agjent i panjohur i qeverisë, të cilit i ishte dhënë detyra e pamundur për të kapur Al Kaponen, gangsterin e pasur dhe me nam të Amerikës. Trimëritë e Al Kapones ishin të njohura, po ashtu edhe arratisjet e tij. Mirëpo Ness-i donte ta ndryshonte këtë skenar. Ky do të ishte operacioni i tij i parë duke përdorur një armë sekrete, e cila kishte marrë javë të tëra për t’u krijuar.
Kur ai dha urdhrin, shoferi ndaloi përpara dyerve të drunjta. Ai i gjeti “kundërshtarët” të papërgatitur. Ata nuk patën kohë të nxirrnin armët e tyre. Gazetat përhapën lajmin se Ness-i ishte një kryqëzues i krimit, që nuk njihte frikën. Ai dhe kolegët e tij u bënë të njohur si “Të Paprekshmit”. Ky pseudonim u adaptua më vonë si titulli i filmit hollivudian me të njëjtin emër, në vitin 1987, në të cilin Kevin Costner e portretizon Ness-in si heroin guximtar që kapi Al Kaponen. Eliot Ness-i hollivudian ishte një burrë i nderuar që refuzonte të pinte dhe një bashkëshort i dashur i gruas së tij, Ednës. Filmi ishte një tregim frymëzues i burrit të mirë që triumfoi të keqen.
Ai kishte ngjashmëri me Sherlok Holmes, suksesi i të cilit varej nga aftësia për të qenë i vëmendshëm ndaj gjërave të vogla, që u shpëtonin të tjerëve. Kuraja dhe inteligjenca e Ness-it ishin përtej normales.
Për fat të keq, pjesët më të rëndësishme të filmit nuk janë të vërteta, siç tregohet në një biografi të re të Ness-it, nga gazetari Douglas Perry. Libri i parë që bën biografinë e plotë të jetës së tij: “Ngritja dhe Rënia e një heroi amerikan” përshkruan se agjenti në të vërtetë ishte një don zhuan dhe një alkoolist i madh.
Al Kapone ishte bërë “fiksim” për të, mirëpo vetëm në gjykatë ai arriti ta shihte ndëshkimin e drejtë të tij për herë të parë. Kritikët sugjerojnë se ai komplotoi për ndërtimin e mitit më të madh, sipas të cilit ishin “Të paprekshmit” që mundësuan kapjen e Al Kapones.
Barney Cloonan, një nga agjentët e tij më të besuar kishte marrë ryshfet nga Al Kapone gjatë gjithë kohës. Pavarësisht zhgënjimit që pësoi, Ness-i nuk ndërmorri asnjë veprim nga Cloonan, për faktin se çdo skandal i mundshëm mund të thyente besueshmërinë e skuadrës.
Më vonë ai u dha më tepër pas femrave dhe alkoolit, derisa një mëngjes të vitit 1942, pësoi një aksident me makinë, të cilit i shpëtoi pa u dëmtuar rëndë. Kur jeta e tij u bë publike nga gazetat, ndaj ai u detyrua të jepte dorëheqjen. Vitet e mbetura i kaloi duke u përfshirë në fushata për të luftuar sëmundjet venerane në ushtri, ndërsa shëndeti i tij vazhdonte të ishte në risk, për shkak të jetës së shfrenuar seksuale. Ness-i vdiqi nga një atak kardiak në vitin 1957.
Social Plugin