Këngëtarja Dafina Zeqiri ua ka bërë me dije të gjithë “armiqve” të saj se është e gatshme për kundërpërgjigje, duke u shfaqur me armë në dorë, së bashku me humoristin Vedat Bajrami.
Krijuesja e hitit “Bloodah” na kujtoi Angelina Jolien në rolin e Lara Croftit në filmin “Tomb Raider”, por padyshim se Dafit i kishte hije më shumë revolja që e mbante në dorë.
Zeqiri një javë më parë në një intervistë në KTV, konfirmoi se është në përgatitje të albumit më të ri dhe se deri më tani ka incizuar tetë këngë.
Bukuroshja ka thënë se albumi do të përbëhet nga zhanre të ndryshme, sidomos ai rep, pasi kështu kanë kërkuar fansat dhe shoqëria e saj.
Social Plugin