Ajo është bërë tashmë e famshme për ekspozimin e formave të saj të theksuara. Prandaj, ndoshta nuk përbën surprizë fakti që Coco Austin ka gjetur një nga bikinit më të vogla në botë, për të pozuar në profilin e saj në Twitter.
Me atë bikini ngjyrë të kaltër mund të thuhet se i ka lënë fare pak vend imagjinatës, teksa e ka shoqëruar këtë "selfie" me fjalët: "Jam gati për verën...". Bjondia është një fanse e madhe e publikimit të fotove për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, kur vetëm javën e kaluar postoi një tjetër imazh të vetes, me një palë bikini ngjyrë vishnje, duke thënë: "Thjesht më thërrisni 'Madame Coco'!".
Social Plugin