Çdo vit “përshëndetemi” nga dimri me pastrim pranveror në mënyrë që shtëpisë sonë t’i dhurojmë freskinë. Po, përse diçka të ngjashme nuk do të bënit edhe me flokët, në mënyrë që të jenë më të shëndetshme dhe të duken më mira?
Megjithatë, duhet vëmendshëm në dëshirat dhe kërkesat tuaja. Jo gjithmonë është e mundur të arrini atë ngjyrë flokësh, sidomos kur do të donit të ndryshonit nga ngjyrë e errët në ngjyrë të çelët. Shndërrimet nga ngjyrat e forta në ato të lehta pranverore janë pak më të vështira, ndaj do t’ju duhet të bëni disa seanca me radhë te parukieri.
Çfarë duhet të evitoni?
Nuk duhet të bëni asnjëherë nëse jeni bionde një ngjyrë të zezë, flokët tuaj do të prisheshin dhe në atë pikë do të arrinit në një prerje radikale. Një faktor tjetër për të pasur parasysh është mosha. Një femër pak më e moshuar mund të mbajë një ngjyrë natyrale dhe të synojë për një model të veçantë.

Çfarë duhet të përdorni?
Mund të përdorni integrues ushqimorë, të cilët kanë një ndikim përforcues, falë aminoacideve, sulfureve apo vitaminave dhe mineraleve si B6 dhe zinkut, të cilët janë shumë të rëndësishëm në sintezën e keratinës.

Kujdesi: Në pranverë flokët bien më shumë se në stinët e tjera. Shkak për këtë mund të jenë faktorë të ndryshëm si dielli, kripa e detit e të tjerë. Një tjetër shkak në rënien e tyre mund të jetë dhe ushqimi jo i ekuilibruar. Konsumoni shumë perime, ushqime të pasura me vitaminë A, C, D dhe mbi të gjitha antioksidantë. Flokët gjithashtu mund të bien edhe për shkakun e stresit apo të një diete drastike, kur mund të humbni shumë kilogramë brenda pak kohe.
Modelet e flokëve
Alternativat janë të shumta. Duke filluar me flokët e drejtë, ato me onde të mëdha të kthyera nga jashtë, te topuzi, bishti dhe madje gërsheti. Do të shohim se gërsheti është jo vetëm në modë, por dhe shumë praktik për ditë ku dielli t’i prish flokët ndonjëherë, e ku nuk mund t’i mbash gjithmonë bisht. Mund të bëni ndonjë gërshet të rafinuar duke përdorur dhe aksesorë të ndryshëm, po ashtu është në modë edhe gërsheti i thjeshtë që bie “ëmbëlsisht” mbi shpinë…
Social Plugin