Biznesmeni nga Mitrovica, Aziz Kelmendi, i cili është dënuar për vrasjen nga pakujdesia të këngëtares Elsina Hidresha, apo e njohur me emrin e artit Emmy, është vetëdorëzuar në polici.
Mësohet se atij i kanë mbetur edhe 10 muaj burg për të shlyer nga dënimi që ka marrë.
Në muajin shkurt të këtij viti, Gjykata e Apelit dha vendimin për dënimin me burg të tij në mungesë. Ndërkohë, fotografia dhe emri i tij u vendosën në faqen zyrtare të Interpolit si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kelmendi u paraqit në Policinë e Tiranës, së bashku me avokatin e tij. Biznesmeni nga Kosova është dërguar në qelitë e paraburgimit 302 dhe më pas do të dërgohet për të vuajtur edhe dënimin e mbetur.
Këtu mund të gjeni një këngë të këngëtares së ndjerë, Emmyt.
Social Plugin