Astronauti i NASA-s, Leroy Chiao, në vitin 2005 ishte për gjashtë muaj komandant i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Gjatë ecjes në hapësirë, Chiao ka parë diçka nga e cila thotë se, “zemra më shkoi te thembra”.
Ai thotë se, ka parë pesë drita që lëviznin në një formacion që ngjante me një pikëçuditëse të përmbysur, që i kaloi pranë tij. Për “Huffington Post” ai ka treguar për jashtëtokësorët.
“Këtë mundësi nuk e eliminoj”, thotë ai dhe shton: “Besoj se ka jetë tjetër në hapësirë”. Sipas tij, jashtëtokësorët janë shumë më përpara se ne. “Munden të kalojnë distanca të mëdha për kohë të shkurtër, apo mund të udhëtojnë nga sistemi paralel si ky i joni”, thotë Chaio dhe shton se është e çuditshme se, pse ata nuk shfaqen lirshëm. Video
Social Plugin