AMERICAN GANGSTERS - Makina e parave, si e bleu Mafia Amerikën

Bota ishte e tyrja. Ata kishin paratë, kishin muskujt, kishin politikanët në xhepa. Dhe në ditët marramendëse menjëherë pasi Lucky Luciano dha një ndihmë për fitimin e Luftës së Dytë Botërore, mafiozët kishin më në fund edhe respektin që gjithmonë kishin dashur.
Gangsterë karizmatikë rrihnin shpatullat me yje të kinematografisë në Los Angeles, teksa Hollywoodi bënte një sy qorr ndaj qarqeve të narkotizmit dhe prostitucionit.

Mafia e ndezi shkretëtirën e Nevadës me kazinotë e tyre në Qytetin e Mëkatit. Dhe parajsat e bixhozit të ligjshëm në Kuba po mbushnin me miliona dollarë arkat e Sindikatës.
Duke shpërndarë shumë para rrethepërqark, dukej se Mafia mund t’ia hidhte paq për cdo gjë që bënte. Sigurisht, yjet e Hollywoodit ishin të shushatur prej këtyre djemve të këqinj – psikopati Mickey Cohen, zëbuti dhe krahëforti Johnny Roselli që përfaqësonte mafian e Chicagos, apo vrasësi sharmant Benjamin Bugsy Siegel.

Siegel i kish bërë të qarta metodat e dhunshme të mafias, pasi ishte dërguar në Perëndim nga miku i vjetër Meyer Lansky. Detyra e Bugsyt ishte të ndihmonte bosi e mafias së Los Angelesit, Jack Dragna që të menaxhonte kazinotë si dhe të shtrëngonte me grusht të hekurt sindikatat, sidomos ato të kinematografisë.

E ndërkohë që bënte këtë gjë, Bugsy përdori paratë e mafias për të krijuar një shërbim telegrafik që dërgonte rezultatet e garave me kuaj në Perëndim drejt pikave të basteve në të gjithë vendin
Ai hapi një rrugë të trafikut të heroinës nga Meksika në SHBA, duke përdoryr yje të kinemasë si dhe prostituta. Falë Siegelit, një qendër madhore e shpërndarjes së heroinës shkonte deri në zemër të Amerikës, përmes Kansas Cityt, terren i bosit mafioz Nicholas Civella i cili u pasurua duke vendosour një “taksë” mbi ngarkesat që kalonin.

Ishte gjithcka një sekret i hapur dhe nxiste një thashethemnajë me pakëz shije rreziku. Siegel ishte mik me yjet më të mëdhenj të kinemasë: Clark Gable, Gary Cooper, George Raft dhe Cary Grant, si dhe drejtuesit e studiove, Louis B. Mayer dhe Jack Warner. Aktorja Jean Harlow ishte nune e vajzës së tij, Millicent. Bugsy bënte një jetë ekstravagante me festa madhështore në shtëpinë e tij në Beverly Hills. Ai joshte shumë aktore, si dhe bashkëhsorten e një konti italian. Marrëdhënia e dashurisë mes Bugsyt dhe aktores Virginia Hill, që thuhej se shërbente si korriere droge, do të përfundonte në një skenar në filmin e Hollywoodit Bugsy, ku rolet janë luajtur nga Warren Beatty dhe Annette Bening.

Por biznesi i filmave ishte pako gjë për Siegelin. Ai ëndërronte shumë dhe donte ta kthente Las Vegasin në kryeqytetin botëror të bixhozit. Bugsy përdori lidhjet e tij në shoë biz për t’i shtuar shkëlqim sipërmarrjes së tij në Las Vegas. Në fund, superyje si Harry James, Milton Berle, Vëllezërit Marx, Peggy Lee, Abbot&Costello, Eartha Kitt, Judy Garland, Red Skelton, Dean Martin dhe Frank Sinatra do të vinin të gjithë në kazinotë e mafias.

Ndonjëherë e bënin për para. Ndonjëherë për ndere. Dhe ndonjëherë sepse mafia i zotëronte. Bosi i Chicagos Sam Momo Giancana kishte “një përqindje” tek shumë yje, përfshirë bukuroshen bjonde Kim Novak dhe Sammy Davis Jr. Por ata ishin të lidhur nga dicka tjetër përvec lidhjeve të mafias: Kim dhe Sammy ishin të dashur! Dhe romanca e tyre ndër-racore nuk e bëri të lumtur Momon. Ai druhej se do të dëmtonte “investimin” e tij duke rrënuar karrierat e të dyve. Davis u thirr në një bisedë me një nga djemtë e Momos dhe u urdhërua të ndahej. Bëri ashtu si iu tha. Giancana e bëri të qartë që humbja e gjysmës së “pronës” – në një mënyrë apo një tjetër – ishte më mirë se humbja e të gjithës!

Por të kishe lidhje me mafian nuk ishte e gjitha një angari. Simpatiky Johnny Roselli dinte si të ishte aty për miqtë e tij. Ndër shoqërueset e tij në shtrat ishin Betty Hutton, Lana Turner dhe madhe edhe Donna Reed, ylli i shfaqjes “Eshtë një jetë e mrekullueshme”.

Roselli e bëri SHUME të qartë që bosi i studios Harry Cohn nuk do të kishte një jetë të mrekullueshme – nëse do të kishte një jetë – kur bosi i kinemasë refuzoi të fusë Frank Sinatrën në filmin “Nga këtu, deri në përjetësi”. Pasi u telefonua nga “Kryeministri” i mafias së Nju Jorkut, Frank Costello, Roselli i shkoi në zyrë Cohnit dhe i tha që “disa njerëz” e duan Sinatrën në film, kështu që më mirë të ndërronte mendje.

Ndryshe nga manjati i filmave në filmin “Kumbari”, Cohn nuk pati nevojë të gjente një kokë kali në shtratin e tij për të marrë mesazhin. Ai e futi menjëherë djaloshin sybly në rolin e Ushtarit Maggio.

Nga Hollywodi, në Las Vegas, në Chicago e në New York mbretërit e mafias mund të bënin c’të donin, me këdo. Sindikata kishte mësuar se “trazirat e krahut të punës” ishin një rrugë e mirë për të zhvatur bizneset e ligjshëm. Përmes zyrtarëve lokalë të korruptuar të sindikatës së bregdetit, Mafia kontrollonte portet e Amerikës. Me partnerin e tyre, presidentin e Teamsters Union Jimmy Hoffa, ata kontrollonin dhe transportin e autostradave në SHBA.

Vetëm me një fjalë thënë pothuajse heshturazi nga bosi i duhur i sindikatave, kumbarët mund të mbyllnin krejt shërbimet e ushqimit, bukëpjekësit, lavanderitë, prodhuesit e birrës, furnizuesit e mishit, kompanitë e pijeve joalkoolike, restorantet, hotelet, dhe industrinë e ndërtimit.

Mafia mblidhte mbeturinat e Amerikës, shtronte rrugët e vendit dhe kishte të gjithë fijet politike. Nuk kishte pjesë të jetës amerikane që nuk e preku apo korruptoi.

Por kjo do të ndryshonte. Dhe ashtu si shumë banditë që futen në kurth pikërisht prej njerëzve të tyre, bosët arrogantë të mafias nuk do ta kuptonin asnjëherë se nga do u vinte, deri kur ishte shumë vonë.