Definitivisht gjoksi i zmadhuar i ka dhënë një pamje akoma më të nxehtë, kur dolën në internet fotot e saja nudo që i kishte bërë në banjo, meshkujt filluan të cmenden pas saj. Por Adelina betohet se nuk do mund ta shohim në plazh topless apo me vithe jashtë sepse parapëlqen gjithmonë tango.
Foto të reja, madje edhe gati topless janë paraqitur të këngëtares Adelina Tahiri.
''Mua topless nuk më pëlqen fare, nuk jam ashtu tip që do të dilja me gjoks apo vithe jashtë, më erdh shumë turp për fotot që dolën më herët në internet, pasi sikur të doja do e bëja atë me foto profesionale që në fillim të karierës, por me këtë gjë nuk e di cfarë kanë dashur të arrijnë. Në plazh shkoj me tango braziliane dhe kjo gjë në shekullin 21 nuk është më tabu, pasi shoh shumë femra të cilat dalin në plazh topless dhe aspak nuk e kanë problem. Këtë verë do të mbaj bikini ngjyrë rozë, ngjyrë e preferuar e imja'', thekson këngëtarja në një intervistë dhënë së fundi në mediat maqedonase, duke treguar folur për meshkujt dhe mënyrën se si mund ta përfitojnë atë.
''Ah po, ato duan para të tjerëve të tregojnë se e kanë fjalën kryesore dhe të jenë në qendër të vëmendjes, para tjerëve duan që femra të jetë e mposhtur, ndërsa kur janë vetëm bien në gjuj para tyre, përndryshe meshkujt duan dashuri të pastër, ndërsa në shoqëri tregohen frajera të vërtetë. Mua gjithmonë më përfitojnë me vëmendje dhe respekt, më shumë për mua ka rëndësi respekti se dashuria, kur ka respekt ka edhe dashuri, flas personalisht për veten. Dhe ajo gjë femrën e bën të lumtur kur mashkulli tregon vëmendje për të, atëherë ajo ndihet si princeshë'', tregon këngëtarja Tahiri e cila për momentin pushon në Dubai për disa ditë, ndërsa intervistën e kishte dhënë para se të nisej dhe planifikonte pikërisht në atë vend të pushojë.
Social Plugin