Françeska Jaçe, 20-vjeçarja që u bë e njohur në “Big Brother 6”, ka marrë ofertën e parë si aktore në një film të regjisorit Genc Fuga. Filmi që po xhirohet këto ditë, titullohet “Tirana 14” dhe ka për aktore protagoniste dhe Françeska Jaçen, në rolin e sekretares së shefit, që luhet nga aktori i njohur në “Portokalli”, Gent Hazizi.
Por, ajo ka refuzuar skenat erotike me Gent Hazizin. Ajo tha se i bënte dot. “Nuk jam bërë ende aktore e mirëfilltë. Kur të bëhem, do e mendoj edhe këtë pjesë”.
Social Plugin