Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu e cila përmendet në këngen ‘Shqiptar’ të reperit nga Presheva që veten e quan Gold AG, e që bëri bujë të madhe që nga publikimi, ka reaguar përmes profilit të saj në rrjetin social Facebook.
“Ndëgjova se ni farë Gold-AG m'kish ndëgjuar shumë sa që i isha bërë bajat! Kish bërë këngë për mua! #faleminderit, fama po të rritet me mua!, ka shkruar Tuna, e cila pas disa minutave e ka fshirë këtë postim duke e zëvendësuar me një tjetër. “A e dini që ka do ''Muslim for life'' krejt tatuaja!”.
Ndërsa nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i reperit Gold-AG, ndaj statusit të këngëtarës Tuna.
Gold AG në profilin e tij ka postuar një këngë të mëhershme të Tunës ku ajo këndon në gjuhën maqedonase.
“Of offf qka ka zogu qe po qan i la shkijet me ni aneeeee”, ka shkruar Gold-AG. Video
Social Plugin