Grupi i Pavarur i Studentëve të Prishtinës kanë organizuar një aksion simbolik në një nga ligjëratat e Shefit të Departamentit të Gazetarisë, Milazim Krasniqi.
Roland Sulejmani, një nga organizatorët e këtij aksioni ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social facebook se njërëzit e Milazim Krasniqit i kanë kërcënuar me jetë.
"Plumbin e keni hak ju majmuna" , "Duhet me jav hup faren" këto ishin disa prej kërcenimeve që morrem gjatë zhvillimit të aksionit simbolik për të treguar se Milazim Krasniqi nuk e meriton të jetë pjesë e udhëheqjes së Departamentit te Gazetarisë”, ka shkruar Sulejmani.
“Deklaratat e tij raciste për nënat fillimisht të protestuesve, pastaj u mundua të konkretizohet në individ të caktuar, ne konsiderojmë që thjesht një gjuhë e tille është e papranueshme nga ana e një Profesori aq me pak shefi të një Departamenti siç është ai i gazetarisë. Ai person duhet të mbaj përgjegjësi për fjalen dhe opinionin publik”, Sulejmani i ka thënë Zërit të jetë arsyeja e realizimit të këtij aksioni. Video
Social Plugin