Lëvizni: Nëse qëllimi juaj është të dobësoheni sa më parë atëherë e vetmja këshillë që do të vlente vërtet është të lëvizni sa të mundeni. Përveç palestrës dhe ushtrimeve aerobike do t’ju duhet të lëvizni dhe në ambiente të tjera. Mund të bëni vrap apo të harroni autobusin. Ecni në këmbë. Është një nga mënyrat më efikase për të djegur kaloritë e tepërta.
- Kërceni me litar: Kërcimi me litar paraqet një formë të shpejtë për të plotësuar ushtrimet aerobike. Kështu, bëni një interval të shkurtër, gjatë të cilit vetëm do të kërceni litarin me qëllim që të shpenzoni sasi të mëdha të kalorive dhe t’i shkrini kilogramët e tepërt. Këtë ushtrim mund ta praktikoni dhe në shtëpi apo oborrin e shtëpisë. Nuk është e thënë që duhet të shkoni patjetër në palestër.
- Kujdes këmbët: Nëse vraponi, ecni, apo bëni ecje të shpejtë ose bëni ushtrime aerobike më shumë se tre herë në javë, ju i lodhni thembrat tuaja. Ekzistojnë atlete të dizajnuara në veçanti për llojet e sporteve me të cilat merreni, në mënyrë që këmba juaj do të përshtatet më së miri. Duke mbathur atlete të tilla mund të pengohen dhe dëmtimet që do t’ju vështirësonin bërjen e ushtrimeve në mënyrën e duhur.
- Kokën mbajeni gjithmonë lartë: Shumë njerëz shikojnë në “display” gjatë kohës kur vrapojnë në shirit. Mirëpo ekspertët thonë se nëse shikojmë drejt përpara, mund të bëjmë hapa më të gjatë dhe mund ta shfrytëzojmë më së miri oksigjenin që kemi në dispozicion, dhe në këtë mënyrë do të na ndihmojë që të shpenzojmë më shumë kalori.
- Mos u mbështetni shumë: Derisa jeni duke bërë ndonjë ushtrim vrapimi në ndonjërën nga pajisjet mekanike të cilat kanë mbajtëse për duar mos u mbështetni shumë, por vetëm vendosni duart.Njerëzit të cilët mbështeten shumë në mbajtëset për duar humbasin efikasitetin e ushtrimit.
- Relaksohuni ngadalë: Nëse menjëherë pas një trajnimi të rëndë largoheni nga pajisjet mekanike, kjo mund të sjellë deri te grumbullimi i acidit laktik në muskuj. Kështu këshillohet të relaksoheni për disa minuta në pajisjen mekanike duke zvogëluar dalëngadalë shpejtësinë dhe intensitetin. Nëse mendoni se ushtrimi juaj ka qenë më i mundimshëm se herët e tjera, atëherë relaksimi gradual duhet të zgjasë pesë deri në dhjetë minuta.
- Konsumoni sa më tepër lëngje: Nëse ushtrimet tuaja zgjasin më shumë se 90 minuta, është më mirë të pini lëngje sportive sesa ujë të zakonshëm. Pijet energjetike na mundësojnë të kompensojmë energjinë dhe lëngjet e humbura, sepse përmbajnë sheqerna dhe ujë.
Social Plugin