Nora Istrefi krahasohet me Kim Kardashianin për të pasmet

Ndonëse në karakter duket si një vajzë e butë dhe e urtë, nga brenda është një vullkan i tmerrshëm që kur rindizet shpërthen fortë. Është fjala për këngëtaren seksi Nora Istrefi e cila gjithmonë është shquar për një fizik të hatashëm pasi linjat e saja janë të mbushura dhe nuk është si disa kolege të saja të cilat edhe pse mundohen të duken seksi ato janë thatanike në fakt.
Nora, gjithmonë është munduar të mbaj linjat e bukura trupore, ngjason si femrat latino amerikane të cilat kanë bel të hollë por vithe të mbushura e jo si disa kolege që kultivojnë këmbë të holla seksi.
Fotot e fundit të Norës gjatë një mbrëmje muzikore flasin ndryshe. Djem që çmenden pas saj për shkak të formave trupore, ndërsa Nora e veshur me të brendshme duke rindezur skenën me një performansë të zjarrtë.
Derisa mundet Kim Kardashian të zgjojë vëmendjen gjithmonë me look e veshje, pse jo edhe Nora, çfarë mund të ketë ajo më tepër!?