Modelja dhe aktorja shqiptare që po "tronditë" Amerikën - Foto

Kejvi Fame është në rrugë drejt suksesit në skenen kinematografike amerikane. Aktorja shqiptare ka emigruar që nga mosha 9 vjeçare në SHBA më saktësisht në Pensilvani.

Që nga mosha 12 vjeçare është përzgjedhur të luaj role të ndryshme duke u zgjedhur kryesisht nëpër audicione publike.
Bukuroshja shqiptare ka qenë edhe konkurente në Miss America në moshën 17 vjeçare.
Kejvi tani jeton në New York ka filluar trajnimin në Akademinë e Filmit të New Yorkit me çka nga këtu ka marrë pjesë në filma së bashku me aktorin e madh Vince Vaught në filmin "Njeriu i dorëzimit". Që nga ky film bukuroshja shqiptare ka qenë e pranishme në shumë projekte televizive.